Katër persona kanë humbur jetën nga një aksident në autostradën Fier-Vlorë, në mëngjesin e sotëm.

Viktimat janë një çift dhe dy fëmijët e tyre, vetura e të cilëve ishte me targa nga Greqia, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv.

Dy të lënduarit e tjerë janë nga makina tjetër, me ç’rast, shoferi dhe pasagjeri janë dërguar në spital.

Aksidenti fatal ndodhi në vendin e quajtur “Kripa”, pranë fshatit Panaja të Vlorës. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje.