Përurimi i rrugës kryesore të asfaltuar për në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës është bërë sot.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e preu shiritin në këtë rrugë, njofton Klankosova.tv.

Pasi masat kundër COVID-19 janë lehtësuar, kryetari u kujdes që banorët t’i përshëndes dorë për dore.

Për të festuar përurimin e rrugës qytetarët bashkë me Bahtirin ia kishin hedhur valles, veçse për t’u futur në valle, Bahtirit iu dashtë që të ketë më shumë lutje nga banorët.