Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Podujevës se hajnat kanë kryer vjedhje nga vetura e tij, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policie e Kosovës.
“Podujevë, 21.06.2021-07:00-19:30. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij janë vjedhur targa e Republikës së Kosovës si dhe letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në raportin e PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info