Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës.

Asokohe ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një Festival Ndërkombëtar të Poezisë, njofton Klan Kosova.

Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik.

Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë.

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë:

”Thirrje” 1961 ,

”Dhimbë e bukur” 1967 ,

”Sampo” 1969 ,

”Torzo” 1971 ,

”Folja” 1973 ,

”Credo” 1976 ,

”Sampo 2” 1980 ,

”Drejtpeshimi” 1981 ,

”Lum Lumi” 1982 ,

”Fundi i Gëzuar” 1988 ,

”Zari” 1990 ,

”Në bisht të sorrës” 1994 ,

”Buzëqeshje në kafaz” 1995 ,

”Ishulli Albania” ,

”Pikë e zezë në blu” 2005.