Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me serum kundër kafshimit nga gjarprinjtë.

Kështu ka njoftuar ShSKUK përmes një publikimi në Facebook.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin”, thuhet në njoftim.