Komisioni për zhvillim ekonomik ka shqyrtuar draft statutin e ndërmarrjes “Trepça”.

Në këtë mbledhje janë shpalosur idetë dhe kundërshtimet e mëdha që i kanë palët ku hyn bordi menaxhues , sindikata e punëtorëve.

Shqyrtimi po bëhet nen për nen.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha – Shala, ka kërkuar që të mos zvarritet miratimin Ligjit dhe funksionalizimi i ndërmarrjes Trepça.

Komisioni u pajtua që t’i shqyrtojë nenet një nga një. Kryetari i Bordit të Ndërmarrjes Trepça, Ardian Syla, bëri të ditur se draft statutin e kanë dërguar në MZhE dhe tani presin që të kalojë në procedurat tjera.

Ai deklaroi se ky statut duhet të kalojë sa më shpejtë në mënyrë të hapet rruga për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare.