Dyzet minuta frikë për pasagjerët e “Blue Panorama”! Një 30-vjeçar shqiptar pak minuta pas nisjes së udhëtimit me destinacion nga Tirana në Romë, ka nisur të bërtasë në avion dhe të lëshojë kërcënime, e ndërsa më pas ka nisur të rrahë babanë e tij.

Siç shkruan “La Repubblica”, avioni është detyruar që të bëjë ulje të detyruar në Pescara. I riu u arrestua e ndërsa babai i tij u dërgua menjëherë në spital/Shqiptarja.

Mësohet se disa pasagjerë kanë tentuar të ndërhyjnë për të qetësuar situatën, por 30-vjeçai u bë edhe më keq. Pasi aktet e dhunës ndaj babait sa vinin dhe po shkonin, menaxherja e kompanisë italialiane, Simona Gori arriti ta qetësonte, ku i riu nisi të rrëfente për problemet e tij.

Gori deklaroi se pasagjerët u tmerruan pasi ai i kërcënonte se do t’i vriste me armën që kishte me vete. Sipas saj, shqiptari i kishte rrëfyer se kishte një borxh prej 40-mijë eurosh dhe se për këtë arsye i kishin rrëmbyer edhe bashkëshorten.

“Fillimisht isha pak e frikësuar sepse po kërcënonte pasagjerët duke thënë se kishte një armë me vete. Ishte shumë i pashqetësuar, bërtiste me zë shumë të lartë, filloi të godiste në fytyrë babanë e tij. Më tha se kishte një borxh prej 40 mijë euro dhe se i kishin rrëmbyer bashkëshorten. Unë vendosa të ndërhyjë, e pyetja se si mund ta ndihmoja. U përpoqa që ta shpërqendroja dhe ta argoja nga babi i saj që vazhdonte ta rrihte. Jam mësuar me njerëz të tillë”, tha Gori.