Craig Collins dhe familja e tij ishin në gjumë kur shqiptari Eljado Prendaj u hyri me makinen ‘Ford Focus’ në shtëpinë e tyre në Leigh Road ne Britani, duke shkaktuar një dëm të madh, por për fat pa të lënduar.

Mediat e huaja raportojnë se ai ishte emigrant i paligjshëm në Britani të Madhe, goditi dy nga makinat e familjes Collins jashtë shtëpisë në një forcë të tillë, saqë njëri prej tyre u përplas me shtëpinë.

Incidenti sipas gjykatës ishte shumë i rëndë dhe gjyqtari Gary Burrell, nga Gjykata e Southmpton e dënoi Prendajn me 12 muaj burg, duke shtuar se tashmë ai përballet me deportim nga shteti britanik, transmeton Panorama.

Dëmtimet ishin të shumta, siç mund të shihet edhe në foto. Familja e la banesën, për shkak të shkatërrimit, ndërkohë që dëmet u llogariten ne 40 mijë paundë.

Avokatja e shqiptarit duke e mbrojtur atë ne gjyq tha se ai kishte pësuar një moment paniku, kur kishte vendosur që t’i ikte policisë.

Ne gjyq shqiptari shprehu pendesë dhe kërkoi ndjesë për familjen që terrorizoi.