Shqipëria ka bërë një paraqitje jo të mirë në miqësoren e sotme ndaj Ukrainës, 1 me 4.

Pjesa e parë ishte fatale për “Kuqezinjtë”, që pësuan tre gola, transmeton Koha.net.

“Kuqezinjtë” arritën të mbajnë portën e paprekur vetëm për gjysmë ore, pasi në minutën e 31 Ukraina kaloi në epërsi përmes Konoplyankas, që me lehtësi shënoi pas asistimit nga Yarmolenko, që në minutat 36 dhe 45+1 shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Për Shqipërinë golin e nderit e shënoi mesfushori i ri Emanuele Ndoji në minutën e 89. Megjithatë Ukraina shënoi edhe njëherë pas një minute përmes Konoplyankas.