Dita e sotme vazhdon t’i gjejë shqiptarët të mbyllur brenda në shtëpi.

Ashtu si javën e kaluar, nga dita e shtunë ora 13:00, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet daljet përpos emergjencave ose të personave në marrëdhënie pune.

Gjithashtu, nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, i këmbësorëve, ndërsa në rrugë do t lëvizin policia, ushtria, transporti i mallrave dhe mediat.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Rama paralajmëroi për ndëshkime për ata që shkelin masat e vënë, deri edhe në heqje lirie.

Ndërkohë, qytetarët duke patur parasysh këtë gjë, kanë shfrytëzuar ditën e djeshme deri në orën 13:00 për të vërshuar në nëpër tregje, për të bërë blerje.

Nga ana tjetër, është vënë re një bum aplikimesh në portalin e-albania për të marrë lejen e daljes, dhe kjo ka bërë që në orët e para të ditës server i faqes të ketë probleme.

Ndërkohë, brenda 24 orëve në Shqipëri janë shënuar tre viktima nga Covid-19 dhe është shënuar një rritje e ndjeshme në të infektuar.

Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës.

Një grua e moshuar 80-vjeçare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga sëmundje shoqëruese tensioni, diabeti dhe probleme me zemrën.

Ajo u soll nga Shkodra në Tiranë, pasi u rëndua gjendja e saj shëndetësore dhe gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.

Ndërkohë, po në mbrëmje, por në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërroi jetë një 84-vjeçare.

Prej 4 ditësh ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv dhe vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.