Ka shkruar në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfrimuar nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila është shprehur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 43 testime të reja ndërkohë që vetëm dy prej tyre kanë rezultuar që janë të prekur me virusi CoVid-19. Rakacolli ka shpjeguar se njëri prej të prekurve është nga rasti i parë ndërsa një i moshuar i moshës 79-vjeçare është infektuar në Itali pasi kishte qenë në Bergamo.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Një i moshuar në Lushnjë 79-vjeç me histori udhëtimi në Bergamo dhe është rikthyer në Shqipëri. Në total janë vlerësuar 157 njerëz. Deri tani vetëm 12 janë pozitiv nga koronavirusi. 9 kanë lidhje me të parin ndërsa tre janë raste të tjera. Tre prej të prekurve janë në QSUT pa probleme të veçanta.  Një në Lushnje dhe 7 në vetizolim. 104 persona kontakte me personat që janë më COVID janë në vetkarantinim. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.” tha zëvendës ministrja Rakacolli.

Ndër të tjera Rakacolli ka shpjeguar se 8 të prekur në vendin tonë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit janë infektuar nga rasti ‘zero’. Ndërkohë për sa i përket zonjës së moshuar në Durrës që është prekur nga koronavirusi ajo zv.ministrja e Shëndetësisë është shprehur se ndodhet në terapi intensive nga mjekët.

Për sa u përket udhëtarëve që po vijnë me autobus dhe me traget nga Italia, Rakacolli është shprehur se të gjithë ata do tu nënshtrohen testeve për koronavirusi dhe do të kenë një vetkarantimin të detyrueshëm. Ndërsa nëse ata do të shfaqin simptoma të ngjashme me koronavirusin do të duhet të shkojnë menjëherë në spital.

Të gjithë udhëtarët do të plotësojnë skedën në kufij. Numrin e kontaktit dhe vendbanimin ata do të kenë vetkarantim të detyrueshëm. Nëse shfaqin sëmundje ata do të paraqiten në spital.” tha Rakacolli./tch