Një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga në Gramsh të Shqipërisë dhe si pasojë 30 vjeçari, L.L ka humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur por, janë jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në aksin rrugor Gramsh-Kushov, ku mjeti me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Të lënduarit janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore, shkruan oranews.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. rtv.21