Shqetësuese urrejtja, zemërimi dhe përbuzja si formë e komunikimit publik

Shqetësuese urrejtja, zemërimi dhe përbuzja si formë e komunikimit publik

Shkruan: Bsc. Sami Shala (Gazetarë në KosovaLajm.net)

Mbi 1 milion qytetarë të Kosovës me të drejtë vote komunikuan me politikanët e tyre të preferuar me votim.
Në garë ishin 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare. Sigurisht kjo është një e mirë e demokracisë. Por për herë të parë vërejmë një ndasi të madhe mes njerëzve, duke filluar nga ndasia etnike, ndasia gjinore, ndasia e orientimit seksual dhe ndasia e ideologjisë fetare.

Duke u bazuar në komentet e lexuesve nëpër portale vërehet që janë tekstet dhe tematikat e tekstit ato që nxisin një gjendje mendore te lexuesit që i detyron ata të reflektojnë apo të reagojnë. Por shqetësuese mbetet fakti se shumica e komentuesve shfaqin zemërim, urrejtje dhe përbuzje, madje kjo shkon deri te shfaqja e ekstremit, ku i njejti person në një lajm komenton duke ofenduar dhe në lajmin tjetër me tematikë tjetër shfaqet i butë dhe i ndjeshëm.
Mbi këto premisa po përmendi disa shembuj të shfaqjes së urrejtjes, zemërimit dhe përbuzjes.
Kam marrë si mostër analizuese gazetën ‘Express’ për shkakë të numërit të madh të lexuesve. Kam analizuar disa lajme ditore me tematikë të ndryshme për të gjetur disa përfundime.
Shembull lajmi “Kurti i hapur për bisedime me Mustafën, Pacollin e Haradinajn, përjashton PDK’në”, shpërfaqë prirjet e komentuesve dhe nxitë reagim. Një komentues shfaqë urrejtje madje urrejtja e tij ndërlidhet me etninë dhe urretja shkon deri te thirrja për dhunë, por interesante del se i njejti komentues në lajmin tjetër pasues ku flitet për një aksident trafiku i ndodhur në komunën e Suharekës dhe me fatalitet, ky komentues na shfaqet i ndjeshëm dhe social me të aksidentuarit duke njerë keqardhje për ta dhe solidarizohet me familjarët e viktimave. Ky shembull është bazë e fortë që vërteton atë se emocionet shfaqen si pasojë e interpretimeve që iu bëjmë ngjarjeve dhe mënyrës se si i përjetojmë.
Forma tjetër e shfaqjes së reagimit është e ndërlidhur direkt edhe me prirjet e gazetarit si orientues në reagimin e publikut. Po i referohemi prapë të njejtit medium Gazetës express, ku në një tekst që flet për veshjen e fytyrave publike, dhe ku teksti nuk përkonë me titullin e dhënë, ky lajm ngjallë reagimin e publikut duke fyer gazetarin direkt dhe mediumin madje duke iu referuar me terma përbuzës dhe nënçmues ndaj komunitetit LGBTI duke e quajtur gazetarin ‘Pederr’. Ky tekst ka ngjallur reagimin e publikut me fyerje dhe nervozizëm , dhe në këtë formë vërtetohet teoria e psikologut James-Lange që thotë se reagimi mund të lind nga ajo që themi dhe jo vetëm nga ajo që njerëzit përceptojnë.
Forma tjetër e përbuzjes dhe ofendimit ideologjikë janë tekstet ku flitet për kandidatë të caktuar politik, duke iu referuar me bindjet e tyre fetare apo edhe deri te ofendimi ndaj kandidateve të gjinisë femrore.
Të gjitha këto analizime një ditore janë gjetje të frikshme, paramendojeni po të analizohen gjetjet më afatgjate në tekst dhe medium të ndryshme?
Prandaj, vlerësoj se “Edukimi medial” duhet të futet si lënd mësimore në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për dy arsye kryesore:
1. Secili nga ne duhet të mësojë se nga fjala e thënë kemi edhe përgjegjësi. Në qoftëse hezitojmë të marrim përgjegjësinë për fjalën e thënë do të gjendemi përballë një udhëkryqi ku më nuk do të dijmë se cila është ngjyrë jeshile dhe cila e kuqe.
2. Shoqëria ka nevojë për njerëz të aftë për të kritikuar mbi bazën e njohurive dhe vlerave bazë të shoqërisë e jo mbi bazën e dëshirave dhe afërsive që kanë me njerëzit duke u kujdesur që dikush të kritikohet më shumë e dikush të kursehet nga kritika.