Autoriteteve shqiptare u është bërë thirrje që të marrin masa ndaj një kopshti zoologjik privat pas fotografive të publikuara në të cilat shihej gjendja e mjerueshme e kafshëve.

Fotografitë e shkrepura në “Safari Park Zoo” në Fier, shfaqin një luan me sy të mavijosur shkaku i një lëndimi të patrajtuar nga mjekët dhe për gjendjen e mjerueshme ka raportuar dhe tabloidi britanik “Daily Mail” që ka postuar këto fotografi për të treguar tmerrin që po përjetojnë kafshët në Shqipëri.

Në izolim në këtë park të Fierit janë edhe një zebër, një ujk i dobët në shëndet dhe një dre, transmeton Koha.net.

Këto fotografi janë shkrepur nga një fotograf anonim që ka vendosur të ekspozojë gjendjen e tmerrshme të kopshtit.