Këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Muçolli ka reaguar pas rasteve të dhunave nëpër shkollat e Podujevës, njofton Llapi.info

Këto reagime Muçolli i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se institucionet janë duke qëndruar duarkryq.

Më poshtë postimi i plotë:

Miqt e mi të dashur siç e keni parë edhe ju kohëve të fundit dhuna dhe huliganizmi në mjediset edukativo-arsimore në Kosovë, janë bërë dukuri shqetqësuese duke marrë kështu edhe jetë fëmijësh.

Kjo dukuri e cila është mjaft e përhapur edhe në Podujevë vjen si pasojë e mungesës ose lidhjeve të dobëta zingjirore mësues-nxënës-prindër, e këtu vlen të ceket edhe mungesa e faktorit kyç (psikologut) nëpër shumicën e shkollave në Komunën tonë.

Dhuna në shkolla ndër vite, që po pasohet me raste të njëpasnjëshme alarmante edhe këtyre ditëve, siç duket nuk po arrin ti vetëdijësoj institucionet tona që të marin masa për ta ndalur një fenomen të tillë.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve që të jenë sa më bashkpunues më stafin menazhues nëpër shkolla, ndërsa sygjerojmë Drejtorinë e Arsimit në Podujevë që sa më parë të filloj sistemimin i psikologëve nëpër të gjitha shkollat e Komunës sonë, poashtu të mundësohet organizimi i ligjeratave senzibilizuese për të rinjët tanë dhe gjithashtu të ndërmirrën hapa tjerë në drejtim të parandalimit të dhunës nëpër shkolla.