Shpërthimi në Pogradec, dalin nga gjendja kritike 4 persona, në gjendje të...

Shpërthimi në Pogradec, dalin nga gjendja kritike 4 persona, në gjendje të rëndë edhe dy të tjerë

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në Pogradec ku mbetën të plagosur 30 persona, katër prej gjashtë të plagosurve të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë mëngjesin e sotëm kanë dalë nga gjendja kritike.
Ndërsa vijojnë të jenë në gjendje të rëndë edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është 14-vjeçari E. Hamolli. Burime nga spitali bëjnë të ditur se janë ende 22 persona të cilët ndodhen në repartin e djegieve në QSUT në Tiranë.