Shpërthimi në fabrikën e bombolave të gazit, 3 të vdekur, 2 të plagosur

Tre punonjës e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar nga zjarri i cili shpërtheu sot në mëngjes në fabrikën për bombola gazi “Ballkan gas” në Bogdanc, pas shpërthimit në kapacitetet e fabrikës, konfirmojnë nga policia pas ekspertizës fillestare.

Njëri prej të punësuarve, i cili ka marrë djegie dhe lëndime të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit ndërsa punonjësi tjetër është me lëndime më të lehta dhe ndodhet në spitalin lokal. Shërbimi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa në terren janë ekipe policore, prokurori publik dhe autoritetet komunale.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 08:50 të mëngjesit nga një shkëndi në repartin për mbushjen e bombolave të gazit, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar shqetësim te popullata lokale.