Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së vetvetes.

Ky moment i ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj më 19 korrik, njofton Klan Kosova.

Tashmë pritet vetëm dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes”, thuhet në Ligjin për Zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë (45) ditë pas shpërndarjes”.