Presidenti i vendit Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e deritanishëm të policisë, Shpend Maxhuni në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenit 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e z. Shpend Maxhuni, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, bëhet e ditur në njoftimin për media të zyrës së kryeministrit.