Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas situatës së krijuar me reshjet e shumta të shiut, ekipet emergjente të komunës, bashkë me gjashtë kompani të mirëmbajtjes, kanë dalë në terren.

Sipas tij, ata janë duke punuar në sanimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve.

”Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë Kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve.
Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.
Tani për tani situata është nën kontrrollë dhe nuk ka vend për panikë”.