Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, për dallim nga PDK, LDK, AAK që tashmë kanë zyrtarizuar disa të tillë.

Një garë e nxehtë në zgjedhjet lokale të tetorit pritet të jetë edhe në komunën e Podujevës.

Shpejtim Bulliqi kryetar aktual i kësaj komune shprehet i bindur se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje do ta kandidoj sërish për kryetar komune.

“Subjekti im ende si ka përcaktu kandidatët, por është një rregull që fituesi nuk ndërrohet, kemi besimin se do të jemi pjesë e këtij procesi dhe do të kemi fitore më të thellë se vitin e kaluar”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë fjalë të mira për kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni dhe të AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se janë të përgatitur mire, megjithatë jo sa edhe për t’u bër kryetar të Podujevës.

“Vlerësimi është i mirë, të dytë janë të mirë, të përgatitur, profesionistë, mirëpo kryetari i komunës i ka disa kërkesa të tjera, qe atyre ju mungojne”, ka deklaruar Bulliqi. /Reporteri.net/.