Dukuri mjaft shqetësuese po vazhdon të jetë dhuna në familje edhe në rajonin e Podujevës, ani pse vazhdimisht bëhet thirrje që të evitohet ajo, shkruan Llapi.info.

Thuajse çdo ditë nga një rast raportohet nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Një i tillë është regjistruar dje rreth orës 08:00, ndërkohë dy të persona janë shoqëruar në Polici.

“Podujevë 30.06.2021 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  baba i tij i ka kërkuar detyrimisht që viktima të largohet nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.