Delegacioni i shoqatës “Kosova ve Havalisi Derneği” prej mbi 30- vetash, i udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate Nexhet Kylahçe, ka vizituar sot komunën e Podujevës, ku është pritur nga nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, dhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Mehmet Gashi.

Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, pasi informoi mysafirët nga Turqia për zhvillimet në komunën e Podujevës, foli për mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimeve të biznesit turk në Podujevë.

Ndërsa, kryetari i shoqatës “Kosova ve Havalisi Derneği”, Nexhdet Kylahçe, tha se duhet të marrim sa më shumë informata, që të shohim mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Kjo shoqate grumbullon anëtarësi nga 12 vende të ndryshme të botës. Ne kemi dëshirë të marrim sa më shumë informata, në mënyrë që të shohim për mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me intes për ne”.

Delegacioni i shoqatës nga Turqia falënderoi udhëheqësit komunalë të Podujevës për mikëpritje duke premtuar vizita dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen./Llapi.info