Shoqata e Pulmologëve të Kosovës ka kërkuar lirimin dhe kthimin në punë të pulmogout të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Ibrahim Hoti, raporton Llapi.info.

Në reagimin e kësaj shoqate është thënë se arrestimi i Hotit, sipas reagimit, është bërë pa u vërtetuar rrethanat në tërësi.

“Shoqata e Pomologëve te Kosovës është njoftuar nga mediet për arrestimin dhe suspendimin e kolegut tone Dr. Ibrahim Hoti, akt ky i paprecedente i cili është bere pa u vërtetuar paraprakisht rrethanat dhe pa u sqaruar ngjarja ne tërësi. Me indinjatën më të thellë, Shoqata i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më parë ta lirojnë Dr. Ibrahim Hotin, dhe të kthehet menjëherë në vendin e tij të punës, në mënyre që pacientët të mos privohen për asnjë moment nga trajtimi i nevojshëm”, thuhet në reagim.

“Veprime të tilla e denigrojnë personalitetin e mjekut dhe e dekurajojnë atë në luftën e përditshme kundër pandemisë COVID-19. Të gjithë punëtorët shëndetësorë, sidomos ata që kanë qenë në ballë te luftës kundër pandemisë gjate muajve te fundit, kane punuar jashtëzakonisht shume, me orare te stërzgjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishëm te familjet e tyre. Dr. Ibrahimi është i vetmi pulmolog ne institucionet publike shëndetësore te Komunës se Podujevës, dhe tani ne kulmin e pandemisë, kur numrat e pacienteve te cilëve ju nevojitet trajtimi janë me te larta se kurrë, ky veprim i ngutshëm është kundër çdo arsyeje te shëndoshë. Si përfundim, Ne si Shoqate kërkojmë që edhe nëse nuk e kemi përkrahjen e mjaftueshme, se paku na lejoni ta kryejmë detyrën tonë gjatë këtyre kohëve të rënda”, thuhet tutje.

Ndryshe, pulmologu, Ibrahim Hoti është arrestuar të enjten mbrëma pasi ka refuzuar t’u japë ndihmë disa qytetarëve në QKMF-në e Podujevës./Llapi.info