Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline më 16 shkurt se listat e invalidëve të Zonës Operative të Llapit janë fryrë për më shumë se 730 invalidë, sot ka reaguar Shoqata e invalidëve të kësaj zone. Sipas kësaj Shoqate, Llapit pas luftës i kishte 182, e jo 918 invalidë.

Kryesia e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Podujevë, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me listat e fundit të kategorive të dala nga lufta, të publikuara nga Komisioni për verifikimin e këtyre kategorive.
Shqetësimi në fjalë bazohet në diferencën e madhe në lista të invalidëve duke u bazuar në ato paraprake të dala menjëherë pas luftës.

Komanda e Zonës Operative të Llapit pas luftës ka lëshuar listat me këtë numër të invalidëve:
Komanda e ZOLL-it – pjesëtarë 22
Brigada 151 “Zahir Pajaziti” – pjesëtarë 69
Brigada 152 “Shaban Shala” – pjesëtarë 68
Brigada 153 “Hyzri Talla” – pjesëtarë 23
Lista e të lënduarve të ZOLL-it – pjesëtarë 37.

Këto janë listat të cilat Shoqata e invalidëve të UÇK-së në Podujevë i njeh si valide dhe të plotfuqishme, duke kërkuar nga komisioni për verifikimin e kategorive të dala nga lufta që me urgjencë t’i verifikojë apo t’i pastroje listat e lëshuara së fundi, duke u bazuar në këto të dhëna. Në të kundërtën kjo degë nuk i njeh këto lista.

Raporton Indeksonline