Trupi i pajetë nga aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” që ndodhi këtë të shtunën është larguar dhe tanimë policia për bën këqyrjen e vendit.

Sipas informacioneve të para të policisë, aksidenti dyshohet se erdhi kur një veturë ishte ndaluar në shiritin emergjent dhe një kombi që ishte në lëvizje ka goditur atë. Viktima ishte ngasësi i veturës së ndaluar, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites në autostradë afër daljes së Malishevës.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se një person ka humbur jetë.