Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një shofer i dehur humb kontrollin mbi timonin dhe me veturë futet brenda një restoranti në Marok, duke shtypur klientët që ishin brenda.

Në video shihen klientët duke shijuar specialitetet e tyre të preferuara, kur befasisht thyhen xhamat e lokalit dhe brenda futet me shpejtësi të madhe një veturë Hyundai e cila i shtyp, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Marrakech, ku si pasojë e përplasjes nëntë persona kanë përfunduar në spital, por që gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile.

Mediat lokale raportojnë se shoferi ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, por sipas policisë është i njohur për autoritetet dhe se janë vënë në kërkim të tij.