Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku forcat e rendit për bazë po marrin fotografitë dhe po gjobisin ata.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.

“Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan falenderon të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribojnë në preventimin e aksidenteve me informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos ketë aksidente.