Të paktën 24 persona kanë humbur jetën kur një autobus me të cilin po udhëtonin dasmorët, ra nga ura dhe përfundoi në një lum në pjesën perëndimore të Indisë.

Shoferi kishte humbur kontrollin mbi autobusin, pasi i kishte shpërthyer njëra gomë derisa po lëvizte nëpër autostradë, transmeton Telegrafi.

E pesë personat e mbijetuar janë dërguar me urgjencë në spital, kurse aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kotes, rreth 500 kilometra në jug të New Delhi.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Indi. Për shkak të vozitjes së pakujdesshme, rrugët me gropa dhe tejkalimi i numrit të pasagjerëve nëpër vetura, çdo vit humbin jetë deri në 150 mijë persona.