“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19”, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket të shëruarve vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.