Të paktën shtatë civilë u vranë dhe nëntë u plagosën nga një sulm terrorist në juglindje të Turqisë.

Siç raporton agjencia Andolu Agency, gjashtë u vranë në vend dhe njëri nga të plagosurit në spital vdiq duke rritur numrin e viktimave në shtatë.

Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Dyshohet se sulmin e ka bërë organizata terroriste PKK.