Numri i viktime në Itali ka shkuar në 7503, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 683 persona.

Krahasuar me ditën e djeshme, kemi një rënie të lehtë sa përket numrit të viktimave (743 të hënën).

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit janë infektuar me 74.386 persona. Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur me 5210.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 9362. Aktualisht të infektuar janë 57521 persona.

Pacientët e shtruar me simptoma janë 23112. Nga këta 3489 janë në terapi intensive, ndërsa 30920 janë të izoluar.