Zyrtarët qeveritarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme për shkak të temperaturave shumë të ulëta që po mbretërojnë në një pjesë të madhe të vendit.

Në mesin e viktima është edhe një student 18-vjeçar i Universitetit të Iowas, i cili kishte thënë se ëndërron të bëhet mjet në të ardhmen. Në anën tjetër, në Illinois është regjistruar temperatura minus 38 gradë, e cila paraqet rekord për temperaturën më të ulët në këtë shtet.

Kushtet e jashtëzakonshme të motit kanë shkaktuar prishje të rrjetit elektrik dhe sistemeve të ngrohjes. Në disa rajone është ndërprerë energjia, ndërsa ekipet e emergjencës kanë pranuar thirrje nga disa persona që kanë kërkuar ndihmë për ulje të temperaturës në shtëpitë e tyre.

Shumë shkolla, dyqane dhe restorante janë mbyllur. Raportohet se më shumë se 2300 fluturime janë anuluar në tërë vendin vetëm gjatë ditës së djeshme. Autoritetet kanë njoftuar se katër persona janë gjetur të ngrirë afër shtëpive të tyre, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku që kanë ndodhur në rrugë të mbuluara nga akulli dhe bora, shkruan “The New York Times”, transmeton Gazeta Express.