Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit ka konfirmuar se gjashtë raste të reja kanë rezultuar pozitivë, duke e quar në 18 numrin e të prekurve.

Prej 12 persona të testuar dje, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, raporton Alsat.

Ai ka thënë se një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së djeshme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.