Vijon të thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Durrës, dy trupa të pajetë sapo janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit në Thumanë.

Shkon në 16 numri i viktimave, shifër që fatkeqësisht pritet të rritet pasi ka ende shumë persona nën rrënoja si në Durrës ashtu edhe në Thumanë.

Ndërkohë lajm i mirë është se ka ende zëra që vijnë nga poshtë rrënojave, çka shton shpresat se mund të shpëtohen ende jetë njerëzish.

Dita e sotshme filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10. /GSH/