Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, ka thënë se numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut u rrit në 113, ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i personave të lënduar raportohet të jetë rreth 4,000.

Shpërthimi në Bejrut ndodhi të martën në një depo ku ishin të ruajtura mjete eksplozive, ndërsa objekti gjendej pranë portit detar në kryeqytetin libanez.

Guvernatori, Marwan Aboud, shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit.

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme – mërkure, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.