Shkojnë t’ia dërgojnë shokut drogën në burg, arrestohen edhe ata

Shkojnë t’ia dërgojnë shokut drogën në burg, arrestohen edhe ata

Dy persona dje kishin vendosur që ta vizitojnë në burgun e Dubravës në Istog mikun e tyre. Ata kishin marr guxim që mikut gjatë vizitës t’i dërgojnë diçka të pazakontë. Ata kishin sjellë atij 84 gramë marihuanë, atë e kishin futur në një enë të plastikës.

Por nuk ju shkoi siç e kishin planifikuar gjatë kontrollit, drogën e konfiskuan dhe dy vizitorët e burgut i arrestuan, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.