Ajo eshte 72-vjeçare dhe megjithëse i bën të gjithë të qeshin, Qëndresa Camaj ka probleme të mëdha shëndetësore, përfshirë veshkat, që kërkon tre dializë javore prej 4 deri në 5 orë për secilën, prej 18 vitesh.
Ajo është duke jetuar në Zvicër për pothuajse 20 vite, me një pjesë të madhe të familjes së saj: Dy nga fëmijët e saj dhe 10 nipër e mbesa, 8 prej të cilëve janë zviceranë. Pjesa tjetër e familjes së saj jeton në Francë, Belgjikë dhe Angli, por asaj nuk i lejohet t’i shohë ata, sepse ajo ka një leje qëndrimi F, një të ashtuquajtur “pranim të përkohshëm”.

Aktualisht, Kantoni i Vaudit ku ajo banon, refuzon dhënien e vizës B, një “lejeqëndrim”, sepse ajo nuk e flet mjaft mirë frengjishten dhe nuk ka punuar asnjëherë në Zvicër. Rasti i saj nuk është i izoluar, është i njëjti për z. Hoxhiq, aktualisht 72- vjeçar, në Zvicër i ardhur në vitin 1998, për znj. Kelmendi e ardhur në vitin 2012, aktualisht e moshës 77-vjeçare dhe asnjëherë nuk ka vijuar shkollimin, ose znj. Kacaj, e ardhur në vitin 1999, asnjëherë nuk e ka vijuar shkollimin dhe nënë e 6 fëmijëve. Nga kjo praktikë, veçanërisht të prekura janë gratë, por ato nuk janë të vetmet.

Qëndresa eshtë martuar në moshën 17-vjeçare.

Një vit më vonë, asaj i lindi vajza e saj e parë, ndërsa pasuan edhe 7 fëmijë të tjerë. Në vitin 1999, shpërtheu lufta ballkanike dhe vrau mijëra njerëz. Qëndresa humbi bashkëshortin e saj dhe vendos të largohet nga Kosova, për të kërkuar azil në Zvicër. Por, statusi i refugjatit dhe azili refuzohen, ndërsa autoritetet zvicerane kërkojnë që ajo të dëbohej.

Megjithatë, ky “kthim” nuk ishte i vlefshëm sepse situata në vendin e saj të origjinës ishte e tillë, që dëbimi i saj do ta kishte vënë në rrezik jetën e saj. Prandaj, autoritetet zvicerane e pranuan znj. Camaj përkohësisht, pothuajse 20 vite më parë.

Këtë “pranim të përkohshëm”, e rinovon për çdo vit, gjithmonë me frikën e dëbimit nga Zvicra. Megjithëse leja e përkohshme F është e pazakonshme, megjithatë ende është e mundur dhe në mënyrë efektive, personat e pranuar përkohësisht i pengon në planifikim e së ardhmes. Përveç kësaj, leja F nënkupton asistencë sociale më të ulët se sa për një person me një pasaportë zvicerane, integrim të komplikuar profesional, pamundësi për të udhëtuar pa autorizim nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) dhe shumë vështirësi në jetën e përditshme: Pamundësi për të bërë një abonim telefonik, për të nënshkruar një kontratë për qira, për t`u zhvendosur nga kantoni, ose për të hapur një llogari postare ose bankare.

Ligji parashikon që pas 5 vitesh qëndrimi në Zvicër, një person i pranuar përkohësisht mund të kërkojë një lejeqëndrim që do t`i jepet “sipas nivelit të tij të integrimit, situatës së tij familjare dhe zbatueshmëria e një kthimi në vendin e origjinës”. Në praktikë, integrimi profesional dhe autonomia financiare janë me rëndësi të madhe, transmeton Albinfo.ch.

Për shembull, Shërbimi i Popullatës (SPOP) dekreton që Qëndresa nuk është e integruar sa duhet sepse nuk ka pasur asnjëherë një punë dhe nuk flet frëngjisht. Qëndresa Camaj detyrohet të qëndrojë në Zvicër në baza të përkohshme, domethënë pa një leje qëndrimi të vërtetë, pasi bëhet fjalë vetëm për pezullim të dëbimit të saj.

Qëndresa tentoi të merrte pjesë në një klasë franceze. Mbesa e saj i rrëfeu se “profesori ishte habitur, ai mendonte se bëhej fjalë një shaka”. Ai ishte tronditur duke imagjinuar ta shohë këtë grua të moshuar, shëndeti i së cilës ishte më shumë se i brishtë, duke u paraqitur në klasën e tij. Për shkak të sëmundjes së saj, pjesën më të madhe të kohës së saj Qëndresa e shfrytëzon duke ndenjur shtrirë. Prandaj, të ulet për disa orë në klasë është një sfidë e madhe.

Në momentin që ajo u gjend në klasë, u djersit e tëra dhe profesori e dërgoi në shtëpi. E gjithë kjo, duke llogaritur se Qëndresa është analfabete dhe vetëm kohëve të fundit ka mësuar për të shkruar inicialet e emrit të saj.

Përveç mosrespektimit të situatës së veçantë të një personi të moshuar dhe të sëmurë rëndë, SPOP nuk merr parasysh kushtet e veçanta të grave. SPOP kritikon Qëndresën që asnjëherë që nuk është integruar profesionalisht. Por, Qëndresa mbërriti në Zvicër në moshën 54-vjeçare, analfabete, e sëmurë. Duke mos e njohur frëngjishten, mundësitë e saj për të gjetur një punë ishin të pakta ose inekzistente. Tashmë nënë e 8 fëmijëve, ajo u kujdes për nipërit e mbesat e saj.

Qëndresa është e lodhur nga kjo situatë. Ajo është mirënjohëse ndaj Zvicrës që ia shpëtoi jetën dhe atë të familjes së saj, por në këmbim ajo dëshiron të njihet. Ajo do të donte më shumë se çdo gjë tjetër për të shkuar lirshëm të shohë fëmijët e saj në Francë ose Belgjikë. Për më tepër, situata e izolimit ishte bërë kaq e padurueshme pas 20 viteve të kaluara në Zvicër, sa që ajo mori trenin TGV për të vizituar familjen e saj në Lyon. Ajo nuk i tha asgjë familjes së saj në Zvicër, e cila me siguri do ta kishte parandaluar. Thjesht, ajo do vizitonte djalin e saj dhe nipërit, për të parë se ku jetojnë, t`i shtrëngojë në krahët e saj … ajo u kthye dhe u arrestua nga rojet kufitare: Një argument më tepër për SPOP dhe z Gaillard për t`ia refuzuar lejeqëndrimin.

Kur e kujton këtë histori, tani qesh. Para vendimit negativ të SPOP, mbesa e e saj thote : “Unë nuk e kuptoj, përse kanë frikë autoritetet? Në moshën e saj, ajo nuk do të bëjë një martesë fiktive”. Ky vendim është problematik sepse situata e Qëndresës nuk do të ndryshojë. Ajo është në një rrugë qorre. SPOP merr vendimin për të mbajtur një person të moshuar në një situatë të pasigurt: Duket se Camaj do të pranohet përkohësisht deri në fund të ditëve të saj.

Kur e shohim ligjin zviceran dhe zbatimin e tij, veçanërisht në fushën e azilit dhe Ligjit federal për të huajt, ne e kuptojmë shpejt se nuk është neutral. Ky është një pasqyrim i shoqërisë që e zhvillon atë dhe marrëdhëniet e saj të fuqisë: raciste, patriarkale, klasike.

Nëse autoritetet do të duhej të shikojmë në situatën individuale të çdo personi që kërkon transformimin e lejeqëndrimit F në B, ata duket të jenë mjaft të prirur për të trajtuar të dhënat, numra dhe praktikat.