Shkencëtarët vërtetojnë se kush e donë më tepër njeriun, qeni apo macja

Dashuria e qenit dhe maces ndaj njeriut ndoshta nuk do të përfundojë asnjëherë, por, shkencëtarët kanë zbuluar se cila prej tyre e donë më tepër njeriun.

Përmes dokumentarit në BBC2 të quajtur “Qentë kundër Maceve” të mbajtur nga ekspertët e kafshëve Chris Packham dhe Liz Bonnin, neuroshkencëtarët kanë hulumtuar se cila prej këtyre dy kafshëve preferon më tepër njerëzit, transmeton Koha.net.

Tashmë dihet se ashtu sikur njeriu, edhe qentë lirojnë “hormonin e dashurisë” oksikotinën.

“Kemi dëshmi mjaft të mira se qentë kanë dashuri mjaft të madhe për njerëzit”, ka thënë Dr Paul Zak, që ishte pjesë e këtij studimi. “Një studim i shkallës së vogël ka vërtetuar se kur pronari ndërvepron me qenin e tij, atëherë njeriu dhe qeni lirojnë oksikotinën”, ka thënë ai.

“Kjo është një nga masat kimike të dashurisë te gjitarët. Tek njeriu ky hormon prodhohet kur jemi duke u përkujdesur për dikë. Për shembull, kur shikojmë bashkëshorten/in ose fëmijën atëherë niveli në gjak i këtij hormoni rritet për 40-60 për qind”, ka thënë Zak.

Neuroshkencëtarët kanë testuar nivelin e oksikotininës te të dy kafshët, pasi kanë luajtur me pronarët e tyre.

Janë bërë dy testime në 10 qenë dhe 10 mace – 10 minuta para se të luajnë me pronarët, dhe tjetri menjëherë pas përfundimit të lojës.

Rezultatet tregojnë se hormoni rritet te qentë në një mesatare prej 57.2 për qind, kurse të macet vetëm 12 për qind. Dhe kjo tregon se qentë e duan më tepër njeriun se sa macet.