Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Kështu ka konfirmuar për Llapi.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Duhet përkujtuar se gjatë ditës së sotme një tjetër person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave, i cili ka ndodhur në fshatin Dobërdol.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së enjtes në nivel vendi janë regjistruar 69 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Aksident në Dobërdol të Podujevës, një i lënduar