Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje.

Siç mëson Llapi.info, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente policore dhe ato mjekësore. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 70 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 52 të tjerë me dëme materiale./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: