Një tjetër këmbësor është goditur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, një vajzë 10-vjeçare është goditur një veturë në lëvizje.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, përkatsisht në fshatin në Gllamnik, ka ndodhur një aksident rrugor, ne te cilin janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së enjtes në nivel vendi janë regjistruar 69 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info