Reshjet e e shiut me intensitet të lartë që kanë vazhduar nga orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë ‘vërshuar’ thuajse çdo rrugë të qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rruga “Skënderbeu” e cila gjendet afër shkollës “Ibrahim Rugova” dhe më gjerë , përveç mbingarkimit me vetura, është mbushur e tëra me ujë.

Hiç më mirë nuk është as gjendja rrugës, afër xhamisë së qytetit “Met Podjeva” e cila është e mbushur e tëra me ujë dhe po u pamundësohet kalimi i këmbësorëve gjatë kësaj rruge, shkruan Llapi.info

Edhe rruga “Bedri Bajrami” është mbushur thuajse e gjitha me ujë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

 

E moti me shi ka vështirësuar qarkullimin e veturave të cilat lëvizin shumë ngadalë për shkak të ujit që ka mbuluar edhe rrugën “Zahir Pajaziti”, po ashtu po u vështirësohet edhe qarkullimi i këmëbsoreve./Llapi.info/