Një person është arrestuar në rrugën e Preshevës në Viti pasi kishte marrë një veturë nga parkingu i Agjencionit të Pylltarisë dhe më pas e kishte shitur.

Bëhet fjalë për një veturë Volkswagen pa targa. Ajo veturë ishte konfiskuar kohë më parë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.