Edhe pesë pacientë janë shëruar nga virusi korona në Kosovë, raporton Llapi.info.

Kështu thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas IKSHPK-së, deri më tani ka shkuar në 71.

“Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71)”, thuhet në komunikatë.

Duke marrë parasysh shifrat e reja Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 9 pacientë kanë vdekur, ndërsa 71 janë shëruar.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.​

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve jo më vonë se data 30 prill./Llapi.info