Cili është kuptimi i kësaj shenje? A mos ndoshta rregullat e komunikacionit kanë sjellë ndonjë të re? Këto janë disa nga pyetjet e kalimtarëve në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Pikërisht te kryqi i Lipjanit, i cili njihet si udhëkryqi i aksidenteve fatale, ndodhet një shenjë që askush s’po e di për çfarë shërben, transmeton Gazetametro.net.

Kalimtarët e rastit, ndonëse patentën e shoferit e kanë me vite, nuk kanë parë asnjëherë shenjë të tillë.

Agim Imeraj ka 7 vjet që posedon patentën e shoferit, mirëpo këtë shenjë nuk po e kupton. Njësoj ndodh edhe me dy shoferë të tjerë, që ankohen se mungon sinjalistika në këtë rrugë.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, mirëpo siç duket shenja është vendosur gabimisht.