Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK- së në Kuvendin Komunal të Podujevës, Rafet Llapashtica e ka quajtur lloj të budallait kryeredaktorin e portalit “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, njofton Llapi.info.

Ai këtë koment e ka bërë në një video të publikuar nga Adriatik Kelmendi të emisionit “Rubikon” teksa Kajtazi jep informacione lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, video në të cilën ai thotë se “Murat Jashari ka qenë mik i ngushtë me presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.”

Përveç kësaj, Llpashtica ka ironizuar edhe me panelin e të ftuarve të “Rubikon” të cilët ai i ka quajtur panel të lodhët./Llapi.info