Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Evropë.

“Për sa i përket Europës, faktet flasin vetë”, tha Zorn për grupin mediatik “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Zorn i referohet pushtimit rus të Krimesë, situatës në lindje të Ukrainës, helmimit në Britani të Madhe të agjentit rus të dyfishtë Sergej Skripal, si dhe largimit të Rusisë nga traktati INF i raketave bërthamore.

“Nevojiten përpjekje të reja për çarmatim”, tha Zorn duke iu referuar traktatit INF, si dhe nevojitet një sistem i ri monitorimi, transmeton atsh.

“Një mekanizëm i tillë kërkon që të përfshihen të gjithë aktorët kryesore, si Rusia, SHBA-ja dhe Kina”, theksoi Zorn.