SHBA-ja tani ka lënë prapa Italinë si vendi me më së shumti viktima nga koronavirusi në të gjithë botën.

Në të dhënat e fundit nga Universiteti John Hopkins në SHBA janë shënuar 20,608 deri më tani, derisa janë mbi 530 mijë të infektuar me Covid-19, transmeton KOHA.

Vetëm dje në SHBA janë shënuar mbi 2 mijë viktima.

Epiqendra e Covid-19 në SHBA është Neë Yorku me mbi 180 mijë të infektuar.

E dyta për nga numri i viktimave në nivel global është Italia me 19,468 sipas të dhënave nga John Hopkins. Ajo pasohet nga Spanja me mbi 16 mijë, dhe Franca me mbi 13 mijë.