Xherdan Shaqiri ka kryer pushimet pas kampionatit botëror Rusia 2018.

Ylli nga Kosova menjëherë iu ka bashkuar Liverpoolit në stërvitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët e The Reds të cilët po presin shpërthimin nga ai.

Faqja zyrtare e Liverpoolit ka shkruar se Shaqiri pritet ta bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Manchester United.

Por në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin, Xherdani është takuar me tifozë shqiptarë të Liverpoolit.

Disa tifozë shqiptarë kanë ndjekur stërvitjen e Liverpoolit, ndërsa pas përfundimit të saj Xherdani është afruar t’i përshëndesë.

Nuk kanë munguar fotot e Xherdanit me tifozët shqiptarë, ndërsa ai nuk ka hezituar të jap nënshkrimin e tij në flamurin kuq e zi të shqiptarëve./Telegrafi